Bota

Turqia thotë se mund të jetë “garantuese” e zgjidhjes – por ka një kërkesë për Izraelin

Turqia dhe fuqitë e tjera rajonale duhet të veprojnë si garantues të një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve për të siguruar paqen.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë të hënën vonë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Por, komuniteti ndërkombëtar duhet të insistojë që Izraeli të pranojë krijimin e një shteti palestinez, citohet të ketë thënë Fidan në një konferencë për mediat turke.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Pasi të arrihet një marrëveshje… vendet garantuese duhet të marrin përgjegjësinë për përmbushjen e kërkesave të saj”, citojnë mediat turke të ketë thënë Fidan.

Ai shtoi: “Përderisa paqja nuk garantohet, shteti i Izraelit dhe populli i tij nuk mund të ndihen kurrë të sigurt në rajon”.

Megjithatë, ministri nuk dha detaje të tjera mbi planin.

Turqia, së bashku me Britaninë e Madhe dhe Greqinë, ka vepruar si garantues në ishullin e ndarë të Qipros që nga viti 1960.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ndryshe, Fidan ka pasur një sërë takimesh diplomatike të fokusuara në Gaza ditët e fundit dhe ka të tjera të planifikuara të martën dhe të mërkurën.

“Gjëja e rëndësishme është të realizohet zgjidhja me dy shtete duke përdorur këtë krizë si një mundësi”, ka shtuar Fidan. “Kjo është për të sjellë paqe të përhershme në rajon”.

Rruga Press

YouTube player