Opinion/Aktualitet

Turqia shkon në balotazh: thellohet polarizimi i shoqërisë

Zgjedhjet presidenciale në Turqi dërgojnë Erdoganin në raundin e dytë. AKP e tij ka fituar një shumicë absolute në parlament. Këtë përparësi Erdogani do të mudn ta përdorë në balotazh m 28 maj. Mbështetja për Erdoganin nga kryeministri I Shqipërisë politike dhe një pjesë e mirë e mediave dhe opinionit shqiptarë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore (pjesa shqiptare) ka për bazë ndërvarësinë idologjike, mjerimin politik dhe interesat partikulare.

Nga Sadri Ramabaja

Zgjedhjet presidenciale në Turqi u mbajtën të dielën që lamë pas, më 14 maj. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas 20 viteve qeverisjeje me dorë të fortë dhe pretendimeve të hapura për rikthim të epokës së sulltanëve, u sfidua nga Kemal Kilicdaroglu. Bashkimi opozitar me kandidaturën e tij, siç pritej, e trandi shoqërinë turke. Sipas të dhënave zyrtare nga Këshilli i Lartë Zgjedhor, presidenti aktual mori 49.5 për qind të votave në raundin e parë, dukshëm më shumë vota se kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu, i cili mori 44.9 për qind. Vendi shkon në balotazh. Por me një përparësi prej diku afër 5 % në të mirë të Erdoganit, që është e kundërta e asaj që prognozonin anketat dhe si ishte pritshmëria e opinionit. Në zgjedhjet parlamentare të së dielës, aleanca e drejtuar nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan arriti një shumicë absolute: 322 nga 600 vendet në parlament. Kjo mund të lëkundë shumë votues të opozitës ose t’i vë në lëvizje ata që nuk kishin votuar fare më 14 maj, që të votojnë për qëndrueshmëri e stabilitet në zgjedhjet e balotazhit. Është hera e parë në historinë e vendit që do të mbahet një balotazh. Sondazhi ishte i padëshirueshëm nga Erdogani, prandaj ai kishte vënë në veprim të gjitha forcat që kishte në dispozicion, përfshi edhe administratën. Ky rezultat megjithatë i ka shkaktuar shqetësime jo të pakta. Me këtë rezultat, megjithatë, askush nuk duket të jetë vërtet i lumtur. E diela prandaj u konsiderua me të drejtë si Dita D, pikë kthese për politikën turke, megjithëse kthesa nuk ndodhi në formatin e plotë të pritshëm.

“Disa festojnë nga kuzhina e disa festojnë këtu në ballkon”, kështu me këto fjalë ju drejtua Recep Tayyip Erdogan mbështetësve të tij. Erdogan qëndron përpara një turme brohoritëse në selinë e

AKP-së në Ankara. Është mënyra e tij për t’i thënë kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu: “Unë të munda”.

Megjithatë në raundin e parë Erdogani nuk arriti të fitojë shumicën absolute. Atij tashmë i duhet të përballet me Kilicdaroglu në balotazh, pas dy javësh. Por duke pasur parasysh krizën ekonomike në vend, menaxhimin e dobët të krizës pas tërmetit dhe përparsitë që kishte me këtë rast opozita, Erdogani korri një fitore reale, shumë më mirë se sa edhe ai vetë mund ta keët pritur. Për miliona turq në vend, por edhe për mbështetësit e tij jashtë, në diasporën turke në Europën Perendimore, fitorja e tij e radhës është e pritshme që të kurorëzohet më 28 maj, në balotazh. Ky fakt dëshmon se Erdogani kontrollon tutje shoqërinë turke; por ky fakt flet qartë se edhe një pjesë e madhe e shoqërisë turke ende e sheh Erdoganin si një lider fetar-nacionalist të domosdoshëm për ta drejtuar shtetin turk edh epër një mandat, prandaj ai mund të falet për çdo gjë. Sytë tani gjykohet se janë përqendruar tek kandidati i tretë Sinan Oğan, i cili fitoi 5.17% [2.8 milionë vota] dhe kështu u bë shkaku kryesor i dështimit të Erdoganit për të siguruar fitoren që në raundin e parë. Dy javët e mbetura të betejës politike prandaj do të dëshmojnë se lojërat e mëdha të prapaskenave dhe tregtia politike e bazuar në kërkesa implicite nga neofashisti, Sinan Ogan, por edhe nga Moska e Brukseli, do të vazhdojnë të jenë më intenzive.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Zgjedhjet e 14 majit megjithatë dëshmuan se Kilicdaroglu, si kreu i CHP-së laike, nuk është mjaftueshëm fetar apo fanatik për ta merituar votën e shumicës së qytetarëve turq. Duket se Turqia po ecën drejt Lindjes më shpejt se mirrej me mend edhe nga një pjesë e mirë e vëzhguesve perendimor.

Në fillet e qeverisjes së tij, Erdogani ishte një figurë e pëlqyer në Turqi dhe më gjerë në Ballkan, Mesdhe dhe në republikat turkemene në Azi. Por shpejt ai u tundua nga idologët e tij me politikat që për bazë kishin rikthimin triumfal të neootomanëve. Ra kështu kokë e këmbë në batakun e nacionalizmit panturk si një narcist tipik. Përballja e ashpër me lëvizjen politike, që me gjasë qëndroi prapa puçit të dështuar, e ashpërsoi klimën politike dhe e ndau shoqërinë turke më dysh. Pastaj çdo gjë u duk se e mori tatpjetën.

Kemal Kilicdaroglu është kreu i një koalicioni gjashtëpartiak. Edhe nëse fiton, e gjasat i ka më të vogla, në rastin më të mirë, ai do të jetë vetëm një figurë e ndërmjetme e tranzicionit politik drejt rikthimit të Turqisë në normalitet. Atëherë Turqia do ta ketë një qeveri tranzitore.

Ky është një hap i mirë, jo vetëm për Turqinë.

Nga Brukseli ndiqen me shumë vëmendje lajmet nga Turqia. Ursula von der Leyen të hënën foli shqeto. Kur u pyet se çfarë mendonte për njoftimin e Kemal Kilicdaroglu se vendi do të bashkohej me BE nëse ai fitonte zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan. Për Brukselin tutje Turqia është një partner i rëndësishëm, u përgjigj ajo me ghuhën diplomatike. Sidoqoftë, “ne do të duhet të shohim se çfarë do të sjellë raundi i dytë.” Presidenti i Këshillit, Charles Michel, i cili iu bashkua von der Leyen në këtë konferencë për media për të folur për samitin e ardhshëm të G-7, ra dakord me pohimet e saj. Edhe para raundit të parë, Brukseli ishte treguar I kujdeshëm në deklarimet publike gjatë fushatës zgjedhore turke. Pavarësisht kësaj Erdogani vazhdimisht ka akuzuar konkurrentin e tij se ai në fakt na qenkërka agjent i fuqive perëndimore. Erdogani duket se e kishte të qartë se Brukseli do të donte që të fitonte Kilicdaroglu, që ka dhënë sinjale se është më bashkëpunues.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Edhe në NATO, ku njerëzit në përgjithësi janë më pak të interesuar për politikën e brendshme të vendeve anëtare, zgjedhjet presidenciale u ndoqën dhe po ndiqen me shumë vëmendje. Pyetja këtu është nëse Suedia mund të ulet në tryezën e aleancës si anëtarja e 32-të në samitin e ardhshëm. Kjo shpresë lidhet edhe me emrin e kreut të opozitës.

Në hapësirën shqiptare gjithësesi këto zgjedhje janë ndjekur me vëmendje të shtuar. Deklarimi paraprak i kryeminsitrit të Shqipërisë politike pro fitores së Erdoganit ishte shprehje jo vetëm e pamaturisë diplomatike, ai akt mirret me mend se ku bazohet. Shkon përtej miqësisë mes autoritarëve gjithësesi. Ndërkaq në Kosovë dhe Maqdonin Veriore nuk kisht embështetje institucionale, por një pjesë e mirë e mediave dhe opinionit ishin të rreshtuar gjithashtu pro Erdoganit. Kjo mbështetje për Erdoganin ka për bazë ndërvarësinë idologjike, mjerimin politik dhe interesat partikulare. Neootomanizmi i veshur edhe me petkun e islamit politik që ka kultivuar Turqia gjatë gjithë epokës së Erdoganit, ka hedhur tashmë shtat edhe brenda institucioneve shtetërore dhe ka filluar të jap frutet e saj sidomos në Kosovë. Ndërkaq Bashkësia Islame [BIK-u] me kohë është shndërruar në një superstrukturë e këtij ndikimi.

***

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi jo pa arsye u quajtën “zgjedhje të fatit”. Nëse Erdogani mbetet në detyrë si president, e gjasat tashmë janë se ai do të jetë tutje president fuqiplotë i Turqisë, ndërka parlamentin tashmë është e qartë se do ta ketë nën kontroll të plotë, duhet të pritet që ai të vazhdojë kursin e tij të ashpër kundër figurave të opozitës dhe kritikëve në vend. Por këtë kurs ai do ta mbajë edhe në raport me Perendimin. Ndërkaq Ballkanin Perendimor do të vazhdojë ta trajtoj tutje si “mbetje të Perandorisë Osmane”, ku ka të drejtë “legjitime e historike” të rikthejë ndikimin e tij. Përqëndrimi I fuqisë tutje në duart e personit Recep Tayyip Erdogan do të nxisë pashmangshëm tensione në Turqi. Para së gjithash në hapësirat e banuara me kurd. Por jo vetëm. Zgjedhjet pasuese prandaj do të mund të ishin të jashtëzakonshme, meqë Turqia mund të rrëshqasë në destabilitet politik. Këtë rrëshqitje do ta ndihmojë edhe rrjedha e luftës në Ukrainë, por gjithësesi edhe qëndrimi i së djathtës në Europë. Që tashti, në prag të balotazhit, dhuna e krahut të djathtë në Francë po rritet. Ajo reflektohet edhe në raport me qytetarët turq që jetojnë në Perendim dhe vetë raporteve të Turqisë me perendimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *