Lajme

Turqia rrit normën e interesit në 25 për qind, përpjekje për të zbutur inflacionin

Banka Qendrore e Turqisë (TCMB) njofton se ka rritur normën e interesit prej 25 për qind, më shumë se sa pritej, si përpjekje për të zbutur inflacionin.

Norma kryesore bazë më herët ishte 17.5 për qind, derisa ekonomistët prisnin një rritje jo më shumë se 20 për qind.

“Banka vendosi të vazhdojë procesin e shtrëngimit monetar në mënyrë që të vendosë kursin e dezinflacionit sa më shpejt të jetë e mundur, të ankorojë pritjet inflacioniste dhe të kontrollojë përkeqësimin e sjelljes së çmimeve”, thuhet në njoftimin e TCMB-së.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Normat e vazhdueshme të inflacionit të qëndrueshëm e shtynë Bankën Qendrore të rishikojë së fundmi parashikimin e saj të inflacionit për fundvitin nga 22.3 për qind në 58 për qind.

Inflacioni ka rënë që kur arriti kulmin në 85 për qind në tetor të vitit 2022, por u rrit nga 38 për qind në gati 48 për qind në korrik.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi në qershor ish-bankieren e Wall Street, Hafize Gaye Erkan si guvernatoren e re të TCMB-së, duke treguar një zhvendosje nga politika e diskutueshme e uljes së normave të interesit ndërsa inflacioni u rrit.

Rruga Press

YouTube player