Lajme

Turqia merr komandën e KFOR-it

Turqia ka marrë komandën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Ndërrimi i komandës së KFOR-it është bërë në një ceremoni të mbajtur në Camp Film City në Prishtinë.

Komandant i ri i KFOR-it do të jetë Ozkan Ulutas.

Deri tani, komandën e KFOR-it e ka pasur Italia, që e nisi udhëheqjen një vit më herët. Komandant ka qenë Angelo Michele Rusticcia.

Rruga Press

YouTube player