Bota

Turqia kërcënon Greqinë: Pasoja serioze po u zgjeruat qoftë dhe 1 milje në det

Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe këshilltari kryesor i tij për politikën e jashtme, ka paralajmëruar Greqinë për “pasoja serioze” nëse zgjeron ujërat e saj territoriale në 12 milje detare rreth Kretës.

Në një intervistë të dhënë për televizionin NTV, të martën vonë, Kalin, nënvizoi se Turqia nuk do të pranojë zgjerimin qoftë edhe me 1 milje të Greqisë në detin Jon.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Turqia nuk do të pranojë asnjë zgjatje, qoftë edhe për një milje të vetme,” tha Kalin, duke shtuar se nëse Greqia vendos të bëjë një lëvizje të tillë, Turqia do të “sigurojë një përgjigje të fuqishme”.

Kalin, megjithatë, nuk tha se një zgjerim i ujërave territoriale do të shihej si një rast që justifikonte veprimet ushtarake të Turqisë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Komentet e tij u bënë jehonë deklaratave të ngjashme të bëra ditët e fundit nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *