Bota

Turqia e ratifikon ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO, e pret miratimin përfundimtar të parlamentit

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk e ka miratuar një projekt-ligj përmes të cilit bëhet ratifikimi  i ofertës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber. Projektligji është ende në pritje të miratimit nga asambleja e përgjithshme e parlamentit.

Ky vendim vjen pasi presidenti finlandez Sauli Niinistö vulosi zyrtarisht ofertën historike të kombit nordik për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, të enjten, duke i nënshkruar në ligj amendamentet e nevojshme ligjore kombëtare të nevojshme për anëtarësimin në NATO.

Turqia dhe Hungaria janë dy nga 30 anëtarët ekzistues të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ofertën e Finlandës. Pranimi i vendeve të reja kërkon miratimin unanim nga anëtarët e aleancës dhe parlamentet në Ankara dhe Budapest nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile.

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërtuar një çështje ndaj abuzimit të grave dhe vajzave

Pas disa muajsh me vonesa, parlamenti hungarez më në fund pritet ta miratojë pranimin e Finlandës në NATO më 27 mars.

Pavarësisht se e mbështet Finlandën për t’u bashkuar me NATO-n, presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk e miratoi ofertën e Suedisë. Nuk është as e qartë se kur Budapesti do ta ratifikojë ofertën e Stokholmit.

Javën e kaluar presidenti finlandez Niinistö e vizitoi Ankaranë, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua të ecë përpara me ratifikimin e aplikimit të Finlandës, përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë të planifikuara për 14 maj.

Parlamenti Eduskunta i Finlandës me 200 ulëse e kamiratuar ofertën e saj për anëtarësim në NATO me një shumicë dërrmuese 184-7 në fillim të marsit.

Lexo më shumë  Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Finlanda dhe Suedia fqinje kanë aplikuar për t’u bërë anëtarë të NATO-s 10 muaj më parë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke i braktisur politikat dekadëshe të mosangazhimit uhstarak.

Kjo shihet nga shumë ekspertë si një nga degëzimet më të mëdha gjeopolitike të luftës së Moskës në Ukrainë. Kufiri i Finlandës me Rusinë ka një një total prej 1340 kilometrash.

Finlanda dhe Suedia janë partnerë të ngushtë kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht. Ata i kanë paraqitur ofertat e tyre bashkarisht dhe planifikonin t’i bashkoheshin aleancës në të njëjtën kohë.

Të mërkurën, ligjvënësit suedezë votuan me shumicë dërrmuese në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e nënshkruar anëtarësimin e Suedisë së bashku me legjislacionin e kërkuar./Euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *