Lajme

Turqia dhuron një milion dollarë donacion për Forcat e Sigurisë së Kosovës

Qeveria e Turqisë ka dhuruar një milion dollarë amerikanë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, vendimi është pranuar dje. Donacioni është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar Republikën e Turqisë për donacionin dhe siguroi që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  500 mijë euro për ekipin e Kosovës. Qeveria i ekzekuton të hënën

Ministria e Mbrojtjes e ka vlerësuar Turqinë si një ndër partneret strategjike më të rëndësishme për Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Bujqësia dhe industria në recesion të gjatë, me rënie edhe në 2025-n në Shqipëri