Bota

Turqi, një 42-vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat pas 222 orësh

Një grua 42-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, 222 orë pasi tërmeti i fortë goditi goditi Turqinë dhe Sirinë. Sipas mediave turke gruaja u nxorr nga rrënojat e një godine në qytetin Kahramanmaras, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit. Ekipet e shpëtimit thanë se gruaja e shpëtuar është Melike Imamoglu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit 100 vjet më parë.

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Teksa numri i të vdekurve është pothuajse e sigurt se do të rritet edhe më tej thonë autoritetet, shumë të mbijetuar të mbetur të pastrehë janë duke luftuar për të përmbushur nevojat themelore, si gjetja e strehimit apo ushqimi.

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si “katastrofa e shekullit”, tha se më shumë se 13,000 njerëz po marrin ndihmë mjekësore në spitale.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Shumë në Turqi kanë fajësuar ndërtesit për numrin e lartë të viktimave, ndërsa mediat raportojnë se nuk janë zbatuar rregullat e ndërtimit. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *