Lajme

Turi në Ballkan! Pas Shqipërisë, Von der Leyen sot viziton Kosovën, takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ditën e sotme do të vizitojë Kosovës.

Kjo vjen si pasojë e turit të saj në Ballkan dhe pas vizitës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë. Udhëtimi i saj drejt Ballkanit, vjen edhe disa ditë para samitit të BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

Kryekomisionerja do të zhvillojë takim me presidenten, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

AXHENDA:

09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani

Vendi i takimit: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Vendi i takimit: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti

Von der Leyen e paralajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të saj të përvitshëm në Parlamentin Europian.

Lexo më shumë  Sveçla merr pjesë në Forumin e Salzburgut, thekson rëndësinë e sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit rajonal

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *