Lajme

Turi i Merkel në Ballkan! Zbardhen DETAJET, temat e diskutimit me Ramën dhe Vuçiçin, kancelarja darkë private në Tiranë me liderët e rajonit

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërinë më 13 dhe 14 shtator, ku do të takohet me udhëheqësit e dy vendeve, por edhe me liderët të tjerë të rajonit. 

Media serbe “Alo!” ka bërë me dije detaje nga axhenda e kancelares, e cila do të zbarkojë në Beograd më 13 shtator, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Mësohet se temat kryesore të takimit do të jenë çështjet dypalëshe, çështjet ekonomike dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Të nesërmen, Merkel do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe temat e bisedës do të jenë të njëjta si në takimin me Vuçiçin. Ndërsa e pret një darkë e përbashkët do të mbahet të martën në mbrëmje. Në këtë darkë do të marrin pjesë krerët e qeverive të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë porositë që kancelarja do t’u japë politikanëve para largimit nga detyra si kancelare e Gjermanisë, post që e ka mbajtur për 16 vite.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *