KryesoreLajme

Tubimi në Oslo, Kurti publikon pamje: Po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga tubimi me mërgatën në Oslo të Norvegjisë që u mbajtë mbrëmë, ku ishte e pranishme edhe Kryediplomatja Donika Gërvalla. Kurti dhe Gërvalla i kanë shpeshtuar tubimet me diasporën, tash kur kanë mbetur pak javë para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë, duke përdorur kështu ambasadat e konsullatat për fushatë.

Lexo më shumë  Nga 23 marsi 1989 deri më sot - “viktimizimi” që rrezikon paqen në Ballkan

Kurti ka thënë se mërgata ka qenë gjithmonë ura që e lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë, duke shtuar se po kujdesen që të jenë ura që i shton lidhjet e mërgatës me Kosovën.

“E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit. Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Ish-zëdhënësi i NATO-s: Përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës

Rruga Press

YouTube player