Truss: Sanksionet kundër Rusisë duhet të jenë sa më të dhimbshme – do t’i forcojmë akoma nëse vjen deri te sulmi mbi Ukrainën
Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Truss, ka folur për pakon e sanksioneve që ky shtet i ka aplikuar kundër Rusisë – duke shpjeguar sesi sanksionet do të godasin të gjithë ata që financojnë aktivitetet e ushtrisë ruse.
Në një deklaratë dhënë për radion BBC, Truss, ka theksuar sesi sanksionet për tre oligarkët dhe pesë bankat ruse janë shqyrtuar me vëmendje, dhe se kanë fuqi të mjaftueshme që t’i “dezorientojnë” aktivitetet ruse në rajonet separatiste në Ukrainë por edhe më gjerë.
“Një prej bankave që e kemi sanksionuar është banka që financon ushtrinë ruse. Kemi treguar që jemi të bashkuar dhe se do t’i forcojmë këto sanksione në rast se vjen deri të pushtimi i Ukrainës”, tha Truss.
Në kontekstin e pushtimit eventual rus në Ukrainë, Truss ka shpjeguar sesi kjo mundësi ekziston akoma dhe se dita-ditës po rritet.
“Besoj se Putin është i gatshëm të sulmojë Ukrainën pavarësisht pasojave. Ky është plani i tij i kamotshëm. Po punojnë në atë drejtim t’i shkaktojmë më shumë dhimbje dhe degradojmë sistemin ekonomik rus – duke pasur për objektiv ata që janë të afërt me Putinin”, theksoi Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme.
Mbrëmë kryeministri britanik Boris Johnson, ka publikuar listën e organizatave dhe personave të caktuar që Londra do t’i fus në listën e të sanksionuarve.
Rruga Press