Lajme

Trupat shqiptare e bullgare të KFOR-it trajnohen si të përdorin fluturaket

Ushtarët bullgarë dhe shqiptarë të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, zhvilluan një stërvitje për përdorimin e helikopterit në veprimtarinë kundër trazirave.

“Trajnimi synon të konsolidojë dhe të rrisë aftësinë për të kryer aktivitete të CRC (Crowd and Reot Control) duke përdorur helikopterë gjatë mbajtjes së pajisjeve për kontrollin e trazirave”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, AUV-i shton kontrollet për mishin nga Brazili në Kosovë

Në veçanti, ushtarët e KFOR-it u trajnuan për të zbatuar procedurat e duhura gjatë fazave delikate të hipjes dhe uljes, duke i përshtatur ato me aftësitë e kontrollit të turmës.

Tutje KFOR-i rithekson se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.

Rruga Press

Lexo më shumë  Banorët e fshtatit Zboq të Maliqit në protestë: Rruga në gjendje të mjerueshme dhe nuk ka ujë
YouTube player
sqhrenfrdeit