Bota

Trupat e pajetë të minatorëve gjenden pas 11 vitesh kërkime

Vetëm disa ditë para 11 vjetorit të aksidentit më të rëndë të minierës në Zelandën e Re , policia thotë se ka gjetur trupat e dy, ndoshta tre, minatorëve të humbur me ndihmën e teknologjisë së re.

Shpërthim vdekjeprurës brenda minierës në nëntor  të 2010  vrau 29 punëtorë.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Që atëherë, familjet e shumë punëtorëve kanë luftuar për të gjetur eshtrat e të dashurve të tyre.

Kjo është tragjedia më e rëndë që ka ndodhur në vend, në një shekull, që bëri jehonë në mbarë botën, me 24 Zelandazë të , dy Australianë, dy shtetas britanikë dhe një afrikano-jugor mes të vrarëve.

Anna Osborne, gruaja e një minatori, thotë se është e tronditur dhe e lehtësuar nga gjetja.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Njëzet e nëntë burra nuk e meritonin të vdisnin, por familjet e tyre sigurisht meritojnë njëfarë drejtësie,” tha ajo për Guardian.

Qeveria e Zelandës së Re ka  shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë NZ (afërsisht 30 milionë euro) për të eksploruar tunelin në një përpjekje për të gjetur eshtrat e minatorëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *