Uncategorized

Trupat britanike të KFOR-it patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

Trupat britanikë po patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi si pjesë e një pranie paqeruajtëse të NATO-s që po forcohet mes shqetësimeve për një konflikti të hapur, pas një serie incidentesh të dhunshme në muajt e fundit, shkruan Reuters.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas incidentit të 24 shtatorit, ku autoritetet kosovare ishin ndeshur me një grup të serbëve të armatosur që u strehuan në një manastir.

Një anëtar i Policisë së Kosovës dhe tre persona të armatosur serbë u vranë në fshatin Banjskë, incidenti më i dhunshëm që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Lexo më shumë  Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE

Kosova akuzoi Serbinë për mbështetje financiare dhe praktike për personat e armatosur, akuza këto të mohuar nga Beogradi.

NATO siç raporton Reuters, ka dërguar 1,000 trupa shtesë në rajon, duke e çuar praninë e aleancës ushtarake në 4,500 të trupave paqeruajtëse nga 27 vende.

Ushtarët britanikë tani janë duke u mobilizuar në ndërrime 18-orëshe në mot të ftohtë për t’u siguruar që asnjë armë apo grup i armatosur të mos hyjë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, për të kuptuar më shumë dhe për të analizuar për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë, që më pas informatat do t’i dërgojmë në KFOR dhe në instanca më të lart”, tha për Reuters togeri Joss Gaddie nga Ushtria Britanike.

Lexo më shumë  Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE

Gjatë një vizite të hënën në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se organizata po shqyrton nëse nevojitet një rritje më e përhershme e forcave “për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë ose në rajonin më të gjerë”.

YouTube player