BotaKryesore

Trumpi thotë se ka rënë dakord me Putinin për shkëmbim territoresh: Zelensky duhet ta pranojë

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje parimore me liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, për një shkëmbim territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë, duke theksuar se tani mbetet në dorën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që ta pranojë apo jo këtë propozim, raporton European Pravda, duke cituar intervistën e Trump-it në Fox News.

Intervista u zhvillua në dhomën e takimeve ku Trump kishte përfunduar takimin me Putinin, menjëherë pas konferencës për shtyp ku të dy liderët refuzuan të përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve. Në vend të kësaj, Trump zgjodhi të fliste me prezantuesin Sean Hannity, i njohur si mbështetës i tij.

Lexo më shumë  Epstein spiun i Rusisë? Polonia nis hetimet për dyshimet që po trondisin gjithë botën

Trumpi përsëriti disa herë se çështja kryesore është pranimi nga Ukraina i marrëveshjes së arritur me Putinin.

Trump: “Ukraina duhet të pranojë. Presidenti Zelenskyy duhet të pranojë. Tani është në dorën e tij që ta çojë përpara marrëveshjen e paqes. Edhe vendet europiane duhet të përfshihen disi. Por në fund është në dorën e Zelenskyy-t. Dhe, nëse duan, unë do jem në atë takim të radhës.”

Çfarë përfshin marrëveshja?

Edhe pse Trumpi nuk përmendi drejtpërdrejt elementët e marrëveshjes, Hannity sugjeroi se “bëhet fjalë për shkëmbim territoresh ku Rusia fiton më shumë, ndërsa Ukraina merr garanci sigurie që nuk lidhen me NATO-n”. Trumpi e konfirmoi këtë version duke thënë se “këto janë pikat ku kemi rënë dakord pothuajse plotësisht” dhe se marrëveshja është “shumë afër”.

Lexo më shumë  Gërvalla takon gazetarët ukrainas në Kosovë: Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë lirisë

Sipas tij, mundësitë për një marrëveshje janë “50 me 50”. Trumpi shtoi se mesazhi që do t’i dërgojë Zelensky-t është i qartë: “Bëj një marrëveshje. Rusia është një fuqi shumë e madhe, Ukraina jo, pavarësisht se ka ushtarë të mirë dhe armë të furnizuara nga SHBA.”

Reagimet në Europë

Në Europë, deklaratat janë pritur me skepticizëm. Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger tha se Putin doli fitues nga bisedimet, ndërsa ministri i jashtëm çek e paralelizoi situatën me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938.

YouTube player