BotaKryesore

Trumpi konfirmon takimin mes Zelenskyit dhe Putinit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se janë nisur përgatitjet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenski.

“Po punojmë për të organizuar një takim mes Putinit dhe Zelenskit, së shpejti do të vendoset vendi ku do të mbahet. Pas këtij takimi, planifikohet edhe një samit trepalësh ku do të marr pjesë edhe unë. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marko Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff po merren me koordinimin mes Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë Trump pas samitit, në një konferencë për media.

Sipas mediave amerikane, shpresa është që takimi Putin–Zelenski të zhvillohet në fund të këtij muaji.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Ndërkohë, Kremlini ka njoftuar se Trump dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike që ka zgjatur rreth 40 minuta.

Gjatë kësaj bisede, të dy liderët kanë shprehur mbështetje për vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës.

Mediat ruse raportojnë se Trump dhe Putin janë pajtuar të qëndrojnë në kontakt të ngushtë për procesin e ardhshëm të dialogut.

Rruga Press

YouTube player