Bota

Trumpi e quan për herë të parë “agresore” Rusinë në luftën me Ukrainën

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka quajtur për herë të parë Rusinë si “agresore” në luftën kundër Ukrainës, duke sinjalizuar një ndryshim të qëndrimit të butë që ka pasur ndaj Moskës.

Duke folur të dielën, Trumpi u shpreh: “8,000 ushtarë kanë vdekur këtë javë, nga të dy vendet. Disa të tjerë nga Rusia, por kur je agresori, humb më shumë.”

Më parë, ai kishte shmangur fajësimin e Moskës për luftën dhe kishte mbajtur qëndrime më neutrale. Trumpi gjithashtu kishte hedhur poshtë deklaratat e G7 që e qyanin Rusinë si agresore, sipas raportimeve të Politico.

Lexo më shumë  Nga sanksionet te forca ushtarake: Britania gjen bazën ligjore për të ndaluar anijet flotës në hije të Rusisë

Megjithatë, qëndrimi i Trumpit ka ndryshuar gjatë verës, me administratën e tij që po ushtron presion ndaj Vladimir Putinit, ndërsa presidenti rus ka bllokuar përpjekjet për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta paqeje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Unë ndalova shtatë luftëra dhe mendova se kjo do të ishte e lehtë për mua, por kjo doli të ishte e vështirë”, tha Trumpi, duke shtuar se Zelensky dhe Putini “e urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa nuk mund të marrin frymë”.

Lexo më shumë  Franca nis fushatën e rekrutimit për shërbimin e ri ushtarak kombëtar

Administrata amerikane përballet tani me thirrje për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë. Të dielën, Trumpi deklaroi se planifikonte të vepronte, por vetëm pasi Evropa të ndalonte blerjen e naftës ruse dhe të shtrëngonte regjimin e vet të sanksioneve. Ai kritikoi vende të BE-së, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, për blerjet e vazhdueshme të energjisë ruse.

Rruga Press

YouTube player