Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut
Aleati i Donald Trumpit, Matt Gaetz, është tërhequr prej kandidaturës për të qenë prokurori i përgjithshëm i SHBA-së.
“Kam pasur takime të shkëlqyera dje me senatorët, e vlerësoj vlerësimin e tyre të kujdesshëm dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të shumë njerëzve. Pavarësisht se momentumi ishte i fortë, është e qartë se konfirmimi im po bëhej një shpërqendrim i padrejtë për punën e rëndësishme të kalimit të pushtetit Trump/Vance”, shkroi Gaetz në platformën X.
“Nuk ka kohë për të humbur në një grindje të panevojshme në Washington, kështu që do të tërheq emrin tim për të shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm. Departamenti i Drejtësisë i Trumpit duhet të jetë në vend dhe gati që ditën e parë. Unë mbetem plotësisht i angazhuar që Donald J. Trump të jetë presidenti më i suksesshëm në histori. Do të jem gjithmonë i nderuar që presidenti Trump më nominroi për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë dhe jam i sigurt se ai do të shpëtojë Amerikën”, deklaroi ai.
I had excellent meetings with Senators yesterday. I appreciate their thoughtful feedback – and the incredible support of so many. While the momentum was strong, it is clear that my confirmation was unfairly becoming a distraction to the critical work of the Trump/Vance…
— Matt Gaetz (@mattgaetz) November 21, 2024
Gaetz ka qenë nën hetime nga Departamenti i Drejtësisë për një periudhë afërsisht tre vjeçare me akuzat për trafikim seksual që përfshijnë një vajzë 17-vjeçare. Ai mohon akuzat dhe nuk ka përballuar akuzat penale.
Ai ka qenë gjithashtu nën vëzhgim nga Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve për akuza më të gjera, duke përfshirë abuzim seksual, përdorim të drogës dhe pranim të dhuratave të papërshtatshme.
Hetimi u ndal më 13 nëntor, kur Gaetz dha dorëheqje nga Kongresi amerikan – i vetmi forum ku komiteti ka juridiksion.
Komiteti i Etikës në Senat nuk është lejuar të publikojë raportin konfindecial për Gaetzin.
Rruga Press