BotaKryesore

Trump tha se SHBA ka kapur Maduron, reagon Venezuela: Gati të mbrohemi

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino López, ka deklaruar se sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kanë goditur zona urbane në disa pjesë të vendit, duke përdorur raketa dhe predha të lëshuara nga helikopterë luftarakë amerikanë.

Në një deklaratë zyrtare, López tha se autoritetet venezueliane janë ende duke mbledhur informacion për numrin e viktimave dhe të plagosurve, ndërsa konfirmoi se instalacioni ushtarak Fort Tiuna në Karakas, ku ndodhet edhe Ministria e Mbrojtjes, ka qenë një nga objektivat e sulmit.

Lexo më shumë  CIA mohon pretendimet e Rusisë: Nuk ka pasur sulm ukrainas ndaj rezidencës së Putinit

Ministri theksoi se Venezuela nuk do të pranojë praninë e trupave të huaja në territorin e saj dhe se vendi është i vendosur të reagojë.

“Ky pushtim përfaqëson fyerjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë vendi,” deklaroi Padrino López, duke shtuar se forcat e armatosura do të mbrojnë sovranitetin kombëtar.

Deklarata e tij vjen në një moment tensioni ekstrem, pas njoftimeve për sulme në shkallë të gjerë dhe pretendimeve nga SHBA për kapjen e presidentit Nicolás Maduro. Situata në Venezuelë mbetet e paqartë. 

Lexo më shumë  Deputetët e rinj të PS-së, si publik me pagesë i Kuvendit

Rruga Press

YouTube player