Trump si president nuk i ka deklaruar dhuratat ndërkombëtare që i ka marrë në vlerë të 300 mijë dollarëve
Departamenti i Shtetit zbuloi se Donald Trump dhe familja e tij morën 117 dhurata dhe kurrë nuk i deklaruan, duke përfshirë një kamë (lloj thike) me vlerë prej 35 mijë dollarësh.
Donald Trump, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, nuk raportuan më shumë se 100 dhurata me vlerë rreth 300 mijë dollarë që morën nga qeveritë e huaja. Dhuratat u morën gjatë presidencës së Trumpit midis 2017 dhe 2020.
Ivanka Trump, bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre dyshohet se janë gjithashtu përgjegjës për 33 dhurata të pazbuluara me vlerë rreth 82 mijë dollarë, raporton cnn.
Akti i dhuratave dhe dekoratave të huaja ndalon presidentin dhe zyrtarët federalë të marrin dhurata të huaja që kanë vlerë më shumë se 415 dollarë.
Dhuratat e dhëna nga zyrtarë të tillë si presidenti kinez, Xi Jinping dhe princi saudit i kurorës, Mohammad bin Salman, nuk u raportuan kurrë në Departamentin e Shtetit.
Megjithëse Departamenti i Shtetit filloi hetimet një vit më parë, në një deklaratë më 17 mars, ai njoftoi se informacionet e reja të marra nga komiteti zbuluan se dështimet për të zbuluar dhurata nga qeveritë e huaja ishin shumë më të përhapura se sa dihej më parë dhe shtriheshin në të gjithë administratën Trump.
Në njoftim thuhet se të dhënat tregojnë se Trump dhe familja e tij kanë marrë 117 dhurata të huaja dhe nuk i kanë deklaruar ndërsa ato kapin vlerën e rreth 291,000 dollarëve.
Dhuratat përfshijnë kamën e Emirit të Katarit (vlerësuar me 35 mijë dollarë), një qilim mëndafshi të Uzbekistanit (vlerësuar me 12 mijë dollarë) dhe një portret të Trumpit në përmasa të mëdha nga El Salvadori.
Rruga Press