Bota

Trumpi paralajmëron se anijet iraniane do të eliminohen nëse shkelin bllokadën në Hormuz

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar të hënën eliminimin e anijeve iraniane që shkelin bllokadën e vendosur ndaj kalimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në Truth Social, pak pasi ka nisur bllokada ndaj porteve iraniane, siç ishte përcaktuar paraprakisht nga ai që të niste në ora 16:00, Trumpi ka shkruar se eliminimi do të bëhet njësoj siç goditen anijet tregtare të drogës në det.

“Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar – 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është një numër i vogël i atyre që ata i quajnë ‘anije sulmi të shpejtë’, sepse nuk i konsideronim kërcënim të madh. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anije në det. Është i shpejtë dhe brutal”, ka shkruar Trumpi.

Lexo më shumë  Profil i liderit të ri hungarez Peter Magyar, njeriu që rrëzoi Orbanin

Trumpi ka njoftuar të dielën për bllokadën, për shkak të dështimit të bisedimeve ndërmjet ShBA-së dhe Iranit, të zhvilluara në Islamabad të shtunën.

Bisedimet të cilat kanë zgjatur për 21 orë, kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje për fundin e luftës, teksa të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dështimin. 

Pakistani ka njoftuar të hënën se përpjekjet për t’i sjellë palët sërish në tryezë po vazhdojnë, ndërkohë Trumpi ka deklaruar të dielën vonë se nuk i intereson më nëse Irani u kthehet negociatave apo jo. 

Lexo më shumë  Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Rruga Press

YouTube player