Bota

Trump: Kam filluar të mendoj se Putini po më mashtron

Në një mesazh të fundit në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump shprehu kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të sulmeve të fundit raketore ndaj objektivave civile në Ukrainë.

Trumpi paralajmëroi se Rusia mund të përballet me presione të tjera ekonomike nëse nuk pranon të hyjë në bisedime për paqe.

“Jam thjesht duke u përpjekur të pastroj rrëmujën që më lanë Obama dhe Biden, dhe çfarë rrëmuje që është. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për atë që Putini ka bërë këto ditë duke lëshuar raketa mbi zona civile, qytete dhe vendbanime. Po filloj të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, por thjesht po më mashtron, dhe se ndaj tij duhet vepruar ndryshe – përmes masave bankare apo sanksioneve sekondare? Po vriten shumë njerëz!”, u shpreh Trump.

Lexo më shumë  Kryeministri pakistanez autorizon forcat e armatosura për “veprime përkatëse” ndaj Indisë

Kjo deklaratë vjen pasi forcat ruse kryen sulme intensive me raketa dhe dronë në Ukrainë, ku humbën jetën 12 civilë dhe mbi 80 të tjerë u plagosën.

Më herët, 78-vjeçari kishte pohuar se lufta do të ishte shmangur nëse ai do të ishte president në atë kohë, por tani tregon gatishmëri për të ndërmarrë masa ekonomike.

Më parë lideri amerikan është kritikuar për afërsi me Putinin, ndërsa retorika e tij më e fundit sugjeron për një ndryshim të mundshëm në qasje.

Trumpi ka deklaruar gjithashtu më parë se nuk dëshiron “ta dëmtojë Rusinë” dhe se “e do popullin rus”, duke theksuar se qëllimi i kërcënimeve të tij është ta nxisë Putinin që të ndalojë luftën.

Trumpi u takua gjatë ditës së sotme në Vatikan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ku ky i fundit deklaroi se takimi shkoi shumë mirë.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit