BotaKryesore

Trump dërgon trupa të tjerë në Los Angeles ndërsa protestat intensifikohen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur edhe 2,100 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marins amerikanë, në atë që autoritetet e kanë quajtur Task Forcë 51, e cila synon të “sigurojë mbulim të vazhdueshëm të zonës”, ndërsa trazirat në Los Angeles vazhduan në ditën e katërt.

Tensionet midis zyrtarëve të Uashingtonit dhe Kalifornisë janë rritur ndërsa demonstruesit dolën në rrugë për të protestuar ndaj një serie arrestimesh nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) e SHBA-së, të cilat kryesisht synonin punëtorët migrantë në Los Angeles.

Protestat fillimisht paqësore u bënë të dhunshme pas tensioneve të larta, duke bërë që forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe të mbyllin qendrën e Los Angeles si një “zonë të paligjshme grumbullimi”, shkruajnë mediat e huaja.

Trump që atëherë ka vendosur rreth 2,000 trupa të Gardës Kombëtare të SHBA-së për të ruajtur rendin kundër atyre që ai i quajti “njerëz të dhunshëm”.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Të hënën vonë, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se ishte informuar se anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare ishin në rrugë.

Newsom e quan praninë e trupave në rrugët e Los Angeles si “të paligjshme dhe imorale”.

Në një postim në X, ai tha se aktivizimi i Marinsave Amerikane në Los Angeles ishte një “fantazi e çmendur”, duke e etiketuar Trumpin si një “president diktatorial”. “Kjo është jo-amerikane”, shtoi Newsom.

Trump u kundërpërgjigj, duke thënë se qyteti do të ishte “shuar plotësisht” nëse ai nuk do të kishte dërguar anëtarë të Gardës Kombëtare.

Lexo më shumë  Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

“Ju premtoj se ata do të goditen më fort se kurrë më parë”, tha ai në një postim në platformën e tij, Truth Social.

“Anuloni urdhrin. Kthejeni kontrollin në Kaliforni”, kërkoi Newsom në një postim në platformën e mediave sociale X.

Kjo duket të jetë hera e parë në dekada që Garda Kombëtare e një shteti aktivizohet pa një kërkesë nga guvernatori i tij.

Newsom, duke folur për mediat lokale, njoftoi se shteti i tij do të padisë administratën Trump.

YouTube player