Lajme

‘Tronditje e rëndë’ / Skandali i pagave në Shqipëri ‘merr dhenë’ në mediat e huaja

TIRANË – Mediat e huaja, si ato të rajonit, por edhe ato në Evropë, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë skandalit të shpërthyer në vendin tonë, pas publikimit të të dhënave personale me pagat e qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve edhe qeveritarë të lartë, duke e cilësuar si një tronditje të rëndë.

“Balkaninsight” shkruan që prokuroria ka nisur hetimet për rrjedhjen e informacionit që është bërë kryefjalë në Shqipëri. “Euroactiv” thekson se “kjo është hera e dytë këtë vit që Shqipëria pëson një shkelje të madhe të të dhënave personale” pas atij të patronazhistëve përpara zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Rekord historik, piloti i F-16 ukrainas shkatërron gjashtë raketa ruse në një mision

Pagat, kartat e identitetit dhe të dhëna të tjera të mijëra qytetarëve janë bërë publike dy ditë më parë, ndërsa mësohet se, paraditen e së mërkurës, një grup qytetarësh i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës ku kanë kallëzuar publikimin e këtyre të dhënave.

Menjëherë, pasi lajmi u përhap gjithandej, organi i akuzës do të kërkojë zyrtarisht informacion në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve për të verifikuar se nga kanë dalë këto të dhëna.

Lexo më shumë  34 vjet pas vrasjes së veprimtarit Enver Hadri, Gjykata e Brukselit përfudimisht shpall fajtor dhe dënon tre serbë me burgim të përjetshëm

Publikimi I këtyre të dhënave sensitive vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *