Lajme

Mashtronin italianët, del databaza e Call Center-it në Shkodër: 150 të shoqëruar, si “peshkoheshin” viktimat

150 persona janë shoqëruar gjatë ditës së sotme në policinë e Shkodrës pas një operacioni të madh kundër mashtrimit nëpërmjet Call Center-ave. Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcneës.al se operacioni u zhvillua pasi prokuroria dhe policia kishin të dhëna se disa Call Centera në Shkodër ushtronin veprimtarinë e mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet platformës “Forex”.

Pas hetimeve dhe bashkëpunimit me njësitë aleate në Perëndim, strukturat ligjzbatuese shqiptare kanë zbuluar zyrat e këtyre Call Centerave duke bllokuar edhe bazën materiale, kryesisht kompjuterë.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

Siç duket edhe në foton e siguruar nga gazetari Ermal Vija, në kompjuterin në fjalë gjendet databaza e numrave të “klientëve” italianë të këtij Call Center-i, të cilët më pas telefonoheshin dhe u ofroheshin fitime të majme nëse investonin në “Forex”.

Pasi pranonin ofertën e punonjësve të “Call Centerit”, viktimat peshkoheshin deri në qindarkën e fundit dhe më pas telefonuesi zhdukej duke gëzuar pasurinë e tyre, e cila më pas ndahej me përqindjes mes punëdhënësit dhe atij.

Lexo më shumë  30 familje në zonën e Ish-Kënetës në Durrës kërkojnë zgjidhje për strehim, protestojnë para Bashkisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *