Tritan Shehu kërkon rivotim të Rezolutës për Srebrenicën: U shkel rregullorja
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar që të ripërsëritet votimi për rezolutën e Srebenicës.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Shehu deklaroi se votimi i seancës së kaluar ishte në kundërshtim me rregulloren.
Ai ka ngritur dyshim edhe mbi mënyrën e votimit, duke kërkuar që votimi të kryhej elektronikisht.
“Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregulloren. Votimi duhet të përsëritet se hidhen në votim amendamentet pastaj teksti final. Ne votuam në mënyrë absurde. Është në kundërshtim me rregulloren. Votimi në tërësi bazohet tek amendamentet”, u shpreh Shehu.
Më 7 korrik Kuvendi votoi rezolutën për dënimin e masakrës së Srebrenicës me 113 vota pro, asnjë kundër. Në votim morrën pjesë edhe deputetët e opozitës.Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një ngjarje e rëndë e ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë ku u vranë më shumë se 8,000 persona, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebenisës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mllaqiç, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”.
Rruga Press