Tridhjetë vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës
Të martën e 5 prillit bëhen 30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës nga forcat e ushtrisë serbe.
Në këtë ditë, më 1992, pësuan edhe viktimat e para nga snajperët serbë.
Suada Dillberoviq dhe Ollga Suçiq u vranë në një urë të qytetit, që sot mban emrin e tyre.
Rrethimi i Sarajevës ishte një nga rrethimet më të gjata në historinë e luftës moderne dhe më i gjati i një kryeqyteti që ka ndodhur ndonjëherë.
Lexo më shumë Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t’i ‘mashtrojë’ me armëpushim
Rruga Press