BallinaLajme

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.

Njëri rast është regjistruar në Cagllavicë në orën 14:30, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalisht vëllain e tij.

Pas kësaj, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo më shumë  Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja, konflikti është gjithnjë i pranishëm

Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua ka raportuar pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar nga vëllai i saj.

I dyshuari më pas është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën Bill Klinton, ku është arrestuar një shtetas shqiptarë, pasi që ai e ka sulmuar fizikisht ish-gruan e tij.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret alpinistët që synojnë ngjitjen e Kilimanxharos

Tutje thuhet se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rruga Press

YouTube player