Bota

Tri ditë për të zgjedhur papën/ 133 kardinalët do të kyçen për të votuar kreun e Vatikanit

Në Vatikan tashmë kanë nisur diskutimet se kush do të pasojë Papa Franceskun. Në deklaratat për mediet kardinalët shprehen se përzgjedhja mund të zgjasë edhe në tre ditë, ndërsa gjithçka do të nisë në 7 maj

“Konklava do të zgjasë maksimumi tre ditë,” deklaron kardinali salvadoregjen Gregorio Rosa Chavez, ndërsa Vatikani përgatitet për nisjen e procesit të zgjedhjes së Papës së ri, të mërkurën më 7 maj.

Sipas tij, çdo kardinal ka tashmë një listë të brendshme kandidatësh, edhe pse emri i përzgjedhur mbetet ende i paqartë. “Mund të mungojë ende emri apo stili, por drejtimi është i qartë,” shton ai, duke paralajmëruar gjithashtu se historia e Kishës ka treguar se nuk mungojnë surprizat.

Lexo më shumë  Vazhdon kapja e mediave nga Vuçiqi, Stojkoviq: Edhe N1 Serbia po transformohet në shërbim të pushtetit

Edhe kardinali francez Jean-Paul Vesco ndan bindjen se Konklava nuk do të zgjasë shumë. Në një intervistë për “La Repubblica”, ai thekson se “kandidati do të dalë në mënyrë të qartë, sepse Kisha ka nevojë për unitet pas tronditjeve që solli Françesku.”

Sipas Vesco-s, nuk do të kemi një tjetër Françesk, por një figurë konsensuale, që të ruajë paqen në institucion dhe të çojë përpara trashëgiminë shpirtërore të tij.

Lexo më shumë  Britania e Madhe dhe Norvegjia formojnë "aleancë detare për të ndjekur nëndetëset ruse"

Ndërkohë, Rosa Chavez zbulon se në listën e tij janë pesë emra, përfshirë edhe italianë. Për të dy kardinalët, nuk ka rëndësi origjina e kandidatit – i rëndësishëm është karakteri dhe aftësia për të udhëhequr një Kishë që kërkon të ecë përpara, duke ruajtur frymën reformuese të së kaluarës.

Në kapelën sistinë do të mblidhen 133 kardinalë me të drejtë vote. Vetëm kur të arrihen votat e duhura për emrin që do të drejtojë kishën katolike nga oxhaku do të dalë tym i bardh për të lajmëruar papën e ri.

Rruga Press

YouTube player