KryesoreLajme

Treni vjen vitin tjetër/ Hekurudha Tiranë Durrës kërkon dhe 50 milionë euro shtesë

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë Durrës do të marrë dhe 50 milionë euro të tjera shtesë për t’u përfunduar. Kapitali ka mësuar se qeveria do të akordojë fonde të reja shtesë për përfundimin e projektit për shkak të rritjes së çmimeve gjatë zbatimit, por edhe komponentin e elektrifikimit.

Sipas dokumentave, 29 milionë euro janë kosto shtesë që vijnë vetëm për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa pjesa tjetër prej 21 milionë eurosh është për të financuar elektrifikimin e hekurudhës.

Projekti Tiranë-Rinas-Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit tejet të amortizuar hekurudhor në Shqipëri. Në tetor 2020, fituese e tenderit të organizuar nga Komisioni Europian u shpall kompania kompania italiane INC S.P.A me ofertë prej 69.7 milionë eurosh.

Kompania po realizon rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës dhe Durrësit, për ta modernizuar atë dhe për ta shndërruar në linjë elektrike, si dhe ndërtimin e kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kosto shtesë

Qeveria thotë se gjatë zbatimit kostot e projektit janë rritur për shkak të shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të parë që shkaktoi pandemia.

Për këtë është vendosur që të ketë korrigjim të çmimeve me 29 milionë euro shtesë për ndërtimin e hekurudhës. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, qeveria shqiptare i kërkoi BERZH-it hua shtesë për të mbuluar rritjen e kostos.

Por financimi u bllokua për shkak se ministria e Financave refuzoi të firmosë financimin shtesë. Tashmë me ndryshimet në kreun e ministrisë së Financave, gjasat janë që financimet shtesë të zhbllokohen.

Ndërkohë veç kostove shtesë nga rritja e çmimeve, qeveria parashikon dhe 21 milionë euro të tjera për elektrifikimin e hekurudhës çka e çon koston totale të kësaj vepre mbi 120 milionë euro.

Treni vjen verën e vitit tjetër

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ngërçi i kostove shtesë dhe projekti i elektrifikimit kanë shkaktuar jo pak vonesa në ndërtimin e hekurdhurës që do të lidh dy qendrat më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë, Tiranën dhe Durrësit.

Fillimisht ishte parashikuar që ky projekt të përfundonte në mars të këtij viti, por tashmë afatet e reja e shtyjnë përfundimin e veprës dhe fillimin e funksionimit të saj, të paktën në verën e vitit tjetër. Kjo pasi përveç elektrifikimit dhe ndërtimit të stacioneve, qeveria me donatorët që financojnë projektin do të duhet të shpallin edhe tenderin për blerjen e trenave.

Parimisht është rënë dakord që kompania operuese e trenave të jetë një ortakëri mes shtetit dhe një kompanie private, ku shteti do të mbajë 51 për qind të aksioneve. Sipas vlerësimeve fillestare për operimin e kësaj linje do të blihen dy ose tre trena, në varësi të vlerësimeve të trafikut.

YouTube player