Bota

Trenat me shpejtësi së lartë do ta lidhin Britaninë me katër shtete evropiane

Eurostar ka vendosur t’i zgjerojë linjat e tij evropiane duke u bashkuar me operatorin belg Thalys, për një rrjet më gjithëpërfshirës hekurudhor të shpejtësisë së lartë që do të lidhë Mbretërinë e Bashkuar me Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën, si dhe me Francën.

Megjithëse planet për një bashkim u njoftuan për herë të parë në tetor të vitit 2019, ato u penguan nga rënia e udhëtimeve hekurudhore gjatë pandemisë, raporton The Independent. Tani Komisioni Evropian ka miratuar bashkimin, duke konfirmuar lajmin të martën.

I njohur si “Projekti i Shpejtësisë së Gjelbër”, ai mbështetet nga kompania shtetërore franceze hekurudhore SNCF dhe Kompania Kombëtare e Hekurudhave të Belgjikës, të cilat të dyja zotërojnë aksione në Eurostar dhe Thalys.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Është pjesë e planeve më të gjera të BE-së për të rritur rrjetin e udhëtimit të trenave me shpejtësi të lartë, duke promovuar udhëtimin hekurudhor si një alternativë miqësorë për mjedisin.

“Ky projekt bashkimi bazohet në besimin e fortë se trenat janë mënyra më e qëndrueshme, e shpejtë, efikase dhe më e sigurt për të udhëtuar në Evropë, tani më shumë se kurrë”, ka thënë Sophie Dutordoir, themeluese e kompanisë belge hekurudhore SNCB dhe kryetare e bordit për Thalys.

Bashkimi do të thotë se shërbimi Eurostar do të shtrihet më tej në Belgjikë dhe Holandë, si dhe do të lidhë Mbretërinë e Bashkuar me Gjermaninë me trena të shpejtësisë së lartë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Eurostar aktualisht drejton shërbime me shpejtësi të lartë nga Londra në Paris, Bruksel, Lille, Amsterdam dhe Roterdam, përmes tunelit të Channel.

Por në vitet e ardhshme, pasagjerët mund të presin trena me shpejtësi të lartë nga Londra në Këln, Gjermani – në rreth pesë orë e gjysmë, si dhe destinacionet aktuale të Thalys në Düsseldorf, Essen, Aachen dhe Dortmund.

Trenat e drejtpërdrejtë për në Bordeaux, Antëerp dhe Liège gjithashtu mund të bëhen realitet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *