Tregtia Shqipëri-Kosovë, eksperti: Bashkimi ofron me shumë mundësi zhvillimi për dy vendet
Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës mund të zgjerohen edhe më tej. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë 2021 eksportet e mallrave shqiptare me Kosovën u rritën me 43.6% ose 37.6 miliard lekë në total.
Por ekspertët theksojnë se shkëmbimet kanë mbetur vetëm në nivel të produkteve bazë dhe ka hapësirë për tu përmirësuar më tej.
Bashkimi i tregut midis dy vende sipas ekspertëve shihet si një mundësi për të nxitur investimet në bizneset e të dyja vendeve.
Përgjatë vitit 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 369 miliard lekë, duke u rritur me 35,6 %.