Lajme

Tregtia e lirë/ CEFTA: Shqipëria më e vështira për shpejtësinë e përpunimit të kamionëve të mallrave në Rajon

Nga të 15 vendet e rajonit të CEFTA-s me të cilat ka një marrëveshje të tregtisë së lirë, Shqipëria rezulton më e vështira për shpejtësinë e përpunimit të kamionëve të mallrave.

Sipas të dhënave zyrtare të CEFTA-s në qershor të këtij viti, mesatarisht një kamion harxhoi 197 minuta (3 orë e 20 minuta) për procedurat e pritjes dhe përpunimit në pikat doganore hyrëse në Shqipëri. Koha e pritjes në Shqipëri ishte më e larta në rajonin CEFTA dhe me një diferencë të lartë nga vendi i dytë më kohën më të lartë të pritjes Mali i Zi, ku një kamioni i duhet të presë 129 minuta (2 orë e 9 minuta ). Në procedura përfshihen kontrollet sanitare, skanimet etj, ndërsa procedura e zhdoganinit kryhet online.

Gjatë vitit të pandemisë, ky tregues u përkeqësua edhe në Kosovë si vendi i tretë me kohën më të lartë të zhdoganimit të një kamioni me 120 minuta (2 ore).

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Serbia është vendi më shërbimet më të mira në ketë drejtim ku kamionët nuk kanë kohë pritje në pikat doganore, më pas vjen Maqedonia e Veriut ku një kamion pret për zhdoganim vetëm 37 minuta dhe në Bosnja, me vetëm 81 minuta.

CEFTA e ka llogaritur kohën e pritjes për një kalim të vetëm duke përllogaritur kohën midis:

1) Momentit kur autoriteti doganor në Zyrën Doganore të EXIT përfundon procedurat doganore dhe lejon daljen, dhe

2) Momentit kur autoriteti doganor në Zyrën Doganore të ENTRY pranon deklaratën doganore dhe lejon hyrjen e një kamioni në territorin Doganor.

Sipas metodologjisë së CEFTA, koha e pritjes përfshin një pjesë të kohës së kaluar në anën e daljes (pas përfundimit të doganës formalitetet deri në momentin e largimit nga territori doganor i daljes) dhe një kohë e tërë e kaluar për të gjitha formalitetet në anën e hyrjes. Koha e pritjes e përllogaritur nga CEFTA nuk përfshin kohën e kaluar duke pritur në rrugë/autostradë dhe as kohën e kërkuar për të gjithë formalitetet para zhdoganimit në anën e daljes.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Në territorin shqiptar koha e zhdoganimit të një kamioni është me larta edhe pse shumica e ngarkesave i nënshtrohen procedurave të skanimit në dogana. Ndryshe nga vendet e tjera që prej vitit 2013 në Shqipëri ofrohet shërbimi i skanimit në dogana nëpërmjet një koncesioni nga privati me Partneritet-Publik-Privat. Koncesioni përveçse ka ngarkuar biznesin me një tarifë shtesë 5 euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 euro dhe 22 euro për deklaratat doganore mbi 1000 euro ka ndikuar gjithashtu edhe në kohën e pritjes.

Sipas të dhënave të brendshme tashmë 92 % e shërbimeve doganore kryhen online, falë zbatimit të reformës së digjitalizimit, por shërbimi doganor në Shqipëri mbetet problematik sa i përket afateve kohore në raport me vendet e tjera të Rajonit./MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *