Tregon qëllimin e vërtetë të Serbisë, Dodiku: Asociacioni do të jetë ‘Republika Srpska’ në Kosovë
Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka treguar qëllimin e vërtetë të Serbisë lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska”.
Dodik, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arriti ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës në agjendë dhe në qendër të interesit dhe theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe mblidhen për negociata.
“Ajo që duhet pasur parasysh është se duhet të shihen pasojat që kemi mundur të dëgjojmë për Kosovën, që janë se do të ndërpritet rruga evropiane, do të ndalen investimet, do të futen përsëri vizat. Këto janë pasoja të rënda”, theksoi Dodiku.
Sipas tij, pasojat mund të ndryshojnë pozitën ekonomike, sociale dhe gjeopolitike të serbëve.
Siç raporton Klix.ba, Dodik gjithashtu se kërcënimet nga Perëndimi janë shtuar dhe pozita e Gjermanisë është forcuar.
“Gjermania, e cila është antiserbe në atë zonë të Ballkanit. Gjithmonë ka qenë antiserbe, nuk ka qenë racionale, realiste dhe ka qenë gjithmonë kundër serbëve. Kështu është edhe në këtë rast lidhur me Kosovën”, theksoi Dodiku.
Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe, Dodiku potencon se “është mirë që po flitet për Republikën Srpska”, megjithatë, thotë ai, shqiptarët shpesh thonë se nuk e duan Republikën Srpska në territorin e Kosovës.
“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë ‘Republika Srpska’. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Po, do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Srpska. Marrëdhëniet speciale me Serbinë siç ka Republika Srspska. Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia”, tha Dodiku.
Rruga Press