Tregojani Vuçiqit kufijtë
Nga Sadri Ramabaja
Negociatat e stërzgjatura mes Kosovës dhe Serbisë e të ndërmjetësuara nga BE-ja, që për dhjetë vjetë morën trajtën e një evenimenti prej atletësh, kanë hyrë në metrat e fundit të shtegut të vrapimit. Projekti frëngo-gjerman është shansi i ri për diplomacinë perendimore. Prandaj Beogradi qartë duhet të paralajmrohet paraprakisht për kërcënimet ushtarake dhe aktet destruktive ndaj Kosovës.
Pas dhënies së mendimit këshilldhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) rreth aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 9 shtator 2010, miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbia, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut Kosovë – Serbi, e lehtësuar nga BE. [1]
Këto bisedime do të fillonin në vitin 2011 konform rezolutës në fjalë, por me kalimin e kohës, me lejen edhe të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dialogu do të rrëshqasë përtej orjentimeve që jep rezoluta, duke kaluar në bisedime për shkëmbim gjoja territoresh, që de fakto legjitimonte aneksimin e veriut të Republikës – Serbisë.
Mbështetësi kryesor i kësaj ideje – ish kryeministri dhe presidenti i Republikës Hashim Thaçi, tashmë ndodhet në burgun e Hagës, ndërkaq Vuçiqi në pamundësi të gjejë partner kosovar që do ta rikthente projektin në tavolinën e bisedimeve, sidomos tashti pas angazhimit të diplomacisë perendimore dhe uniifikimit të saj lidhur me projektin franko-gjerman, provokoi rishpërthimin e luftës në dhjetorin e 2022-ës.
Serbia ka projektuar rikthimin në Kosovë kaherë. Blerja e tërë atij arsenali armësh, sidomos nga Rusia dhe Kina, por edhe nga Turqia dhe prodhuesit tjerë të fuqishëm në botë, kishte dhe ka këtë qëllim – ndryshimin e harëts politike në Ballkan sërish në dobi të Serbisë.
Një gjë është e qartë: paqja nuk krijohet me armë. Në këto rrethana, t’i bëhet presion Prishtinës për krijimin e një bashkësie serbe mbi bazat e etnonacionaliszmit serb, duket tejet jo realiste dhe e dëmshme për paqen në rajon.
Shqiptarët janë të vetëdijshëm se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk është i shqetësuar fare për arritjen e paqes dhe kultivimin e bashkëjetesës në fqinjësi të mirë me Kosovën në veçanti dhe shqiptarët përgjithësisht. Atë e pengon Kosova sovrane dhe e pavarur, që mund të përcaktojë fatin e saj dhe të ardhmen e saj vetë. Ai dëshiron që ta zhbëjë fare Republikën e Kosovës, qoftë dhhe duke imponuar përkohësisht krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe apo edhe të një lloj autonomie territoriale në veriun e Kosovës, që do të ishte parakusht për defunksionalizimin e saj dhe aneksimin si akt të fundit politiko-ushtarak.
Një Kosovë që është e pavarur nga çfardo ndërhyrje nga Beogradi dhe dëshiron të integrohet në institucionet verioatlantike, duke thelluar paraprakisht edhe integrimin brendakombëtar me Shqipërinë, sipas linjave të fqinjëve të saj të Evropës Juglindore, është e papranueshme për Beogradin, Vuçiqi gjykon se kështu vihen në pikëpyetje vetë themelet e “Botës Serbe” , të cilën ai është i vendosur ta realizojë me çdo çmim.
Supozimet e shprehura në mënyrë të përsëritur se Serbia në fund të fundit shqetësohet vetëm për të parandaluar që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë ose të anëtarësohet në NATO, janë të pasakta. Këto supozime vijnë kryesisht nga qarqe pro serbe brenda BE-së, që ndërkohë arsyetojnë madje edhe ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë, duke u thirrë pikërisht në tezën e njejtë që ndërlidhej gjoja me shqetësimin e Kremlinit për antarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO. Alibira të kësaj natyre nuk i kontribuojnë paqes e as stabilizimit të rajonit në plan afatgjatë. Në të vërtetë, është krejt e kundërta, Kosova do të duhej të prosperonte më shpejt në ndërtimin e parakushteve për integrim në NATO, si mundësia më reale për të shmangur një luftë të re shqiptaro-serbe.
Deri më tani nuk ka asnjë arsye për të besuar se mendimi i Vuçiqit ka ndryshuar në muajt e fundit – siç ka dëshmuar së fundmi çdo takim i diplomatëve perendimor me Vuçiqin. Vuçiqi në çdo takim dhe çdo paraqitje të tij publike e bën të qartë se nuk është i përgatitur ta njoh realitetin e krijuar politik në Kosovë. Vuçiqi, por edhe anëtarë të tjerë të aparatit qeveritar serb, vazhdimisht përmendin fjalën “kompromis”, duke pohuar se na qenkan të gatshëm për komromis, por në realitet me këtë shprehje ata nënkuptojnë ndarjen e Kosovës , meqë e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si koloni të tyre, ashtu si e kanë trajtuar për plot 87 vjet. Beogradi, e qartë, atë që nuk ia kishte dalë dot ta bëj në luftë, pretndojnë se kanë krijuar rrethanat ta bëjnë në tavoliat e diplomacisë.
Është e qartë se Vuçiqi nuk e ka braktisur qëllimin e tij për ndarjen e Kosovës dhe aneksimin e veriut të saj, por thjesht ka taktizuar rreth qasjes ndaj këtij objektivi, duke taktizuar me zvarritje në plan kohor.
Vuçiqi po bazohet gjithashtu në faktin se shtetet mbështetëse të Kosovës në Perëndim – para së gjithash SHBA-të dhe Britania e Madhe, por edhe Gjermania, nën presionin e popullatës së tyre edhe në raport me qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë – do të jenë më të predisponuara që ta mbyllin çështjen e Kosovës në dobi të Serbisë, natyrisht nëse Beogradi zyrtar do të dëshmohet pragmatik në raport me pozicionimin e tij properendimor.
Nëse dilpmacia perendimore tani do të bënte presion për krijimin paraprak të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, siç duket se ka kushtëzuar Beogradi këtë proces në prag të rifillimit të trajtimit të propozimit frëngo-gjerman, ndoshta me kërcënimin se përndryshe do t’i jepte fund mbështetjes për Kosovën, kjo do t’i sinjalizonte Beogradit se metoda e tij po funksionon dhe se gjithçka që duhet të bëjë është të presë derisa Perendimi të humbas durimin në raport me qëndrimin indipendist kosovar. Sidoqoftë deri më tani, asnjë nga diplomatët perendimor që kanë rënë në këtë kurth serb nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë bindshëm se si Vuçiqi do të hiqte dorë nga projekti i tij për aneksimin e veriut, pa ushtruar më tej presion ushtarak mbi të.
Europianët ka vite që ia përplasin para syve Beogradit mantrën e njohur: “Nuk ka zgjidhje ushtarake” për çështjet në Ballkan, me theks në Bosnjë e Kosovë. Sidoqoftë dhjetori i vitit që lamë pas, ishte testi më i mirë se atë (mantrën e diplomacisë perendimore), nëse nuk shoqërohet me vërejtje serioze, Vuçiqi nuk e merrë në konsideratë. Presidenti seb, Aleksandër Vuçiq, gjykon ndryshe. Atë e mëson historia se si duhet sjellë me Perendimin.
Zgjerimi i Serbisë në jug në dëm të shqiptarëve kishte filluar me Toplicën e Pusta Rekën, tok me Vrajën e Kurshumlin si produkt i përthyrjeve të interesave gjeopolitike të fuqive europiane të kohës. Serbia qe zgjeruar në dë të interesit jetik shqiptar me një hapësirë që ishte pak më e madhe se Kosova e sotme.
Diplomacia europiane atbotë ia kishte dhënë dhuratë 998 katunde dhe 8 qytete shqiptare ose me shumicë absolute shqiptare Serbisë që po shfaqej si shtet-komb dhe satelit I Rusisë në rajon. Ky akt u kurorëzua me njohjen e saj si shtet përmes vendimeve të Kongresit të Berlinit (1878). Po kjo diplomaci do t’ia falte Kosovën dhe Sanxhakun me aktet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), meqë po gjykonin se duke i dhuruar Serbisë këtë hapësirë jetike shqiptare, “po shmangnin” luftën e re në Europë [!] Ndërkaq Beogradi edhe më të freskët e ka zgjerimin në perendim përmes imponimit të Republikës Sërbska brenda shtet të Bosnjës, që u kriua ekskluzivisht mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve [Dejtoni -1995].
Prandaj, në dialogun e ri rreth planit frëngo-gjerman, sukseset në stopimin e provokimit të luftës për veriune Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të Republikës në veri të saj, që janë edhe produkt i qëndrimit konsekuent të qeverisë së Kosovës, janë krijuar kushtet që një paqe e diktuar asesi të mos arrihet. Me fjalë të tjera, Serbia duhet së pari të ndalet dhe të paralajmrohet qartë nga Perendimi se çfardo veprimi ushtarak drejt Kosovës, do të marrë përgjegjen e meriituar ushtarake, tek atëherë mund të ketë ndonjë shans për diplomacinë perendimore. Por krahas këtij veprimi diplomatik aktiv, çështja është se si t’i mundësohet urgjent Kosovës të pregaditet shpejt që të qëndrojë kundër pushtimit serb dhe t’i tregohet Vuçiqit se një tentativë e re ushtarake në pranverë apo verën që vjen, nuk ka asnjë shans për të pasur sukses – dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë me kalimin e kohës.
Në rastin e Putinit Perëndimi ka interes të madh që ai të mos jetë përfitues në asnjë mënyrë.
Por qasja që ka diplomacia perendimore ndaj Serbisë, e vë në mëdyshje vullnetin e diplomacisë perendimore se a ka interes të njejtë edhe në raport me Vuçiqin. Duket qartë se “divergjencat e interesave gjeopolitike”[2], midis SHBA dhe BE në Ballkan, dhe ato midis vetë shteteve të mëdha të BE, siç i cilëson ambasadori ynë Shaban Murati (emrimi i një varg emisarëve special për Ballkanin), në raport me Europën Juglindore, po rishfaqen sërish.
Divergjencat e interesave gjeopolitike midis SHBA dhe BE në Ballkan, ashtu dhe me divergjencat e interesave gjeopolitike midis shteteve të mëdha të BE në Ballkan
Ambiciet e Vuçiqit tashmë janë të qarta: krijimi i “Botës Serbe” me çdo çmim. Ky proekt është tepër i rrezikshëm për paqen në Europën Juglindore dhe jo vetëm. Nëse Vuçiqi ia arrinë përsëri me kërcnim për përdorim të forcës dhe shantazhit të luftës, që ta imponojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, respektivisht Republikën Sërpska 2 në Kosovë, për qëllime revizioniste, ai kështu do t’ia dalë nesër ta defunksionalizojë edhe Malin e Zi dhe Maqedonin, për t’mos folur për Bosnjën.
Këto qëllime revizioniste të Vuçiqit prandaj përputhen plotësisht me ato ët Putinit, që kanë për objektiv një rishikim holistik të rendit evropian të sigurisë, që parashihte Rusia me Dokumentin që e kishte cilësuar si Tekst i kontratës së dhjetorit të vitit 2021. [3]
Prandaj, projektin franko-gjerman, të mbështetur tashmë në unison nga BE-ja dhe SHBA-ja, duhet konsideruar si hap i parë vendimtar drejt stopimit të këtij objektivi ruso-serb për sigurinë në Europën Juglindore dhe më gjerë. E kjo mund të bëhet nëse respektohet vullneti politik I qytetarëve të Kosoëvs, dhe konform tij ripohohet se fuqitë e mëdha ushtarake të Perëndimit nuk do ta detyrojnë Kosovën për një marrëveshje me Serbinë që është e papranueshme për ta.
Serbia do të pranojë të ulet në dialogun rreth planit frëngo-gjerman dhe të negocioi atë që është e negociushme, vetëm kur ajo e ka të qartë se pavarësia e Kosovës nuk mund të zhbëhet dhe se tentativat për aneksimin e veriut të Kosovës do ët ndëshkohen rreptë si akt agresioni.
Por nëse Serbia ia arrinë që t’i shmanget uljes në tavolinë, qoftë edhe përmes improvizimeve të nduarnduashme dhe parakushteve, siç është ky për themelimin paraprak të Asociacionit të Komunave Serbe, atëherë shtë e qartë se ajo logarit në thellimin e divergjencave dhe intersave gjeopolitike brenda Perendimit (SHBA/BE], duke shpresuar se “kartat në tavolinën e diplomacisë” do të riorganizohen pas pranverës, kur lufta në Ukrainë do të jetë më e qartë se ç’rrjedhë do të marrë.
1] Organizata e Kombeve të Bashkuara, Asambleja e Përgjithshme, “Rezoluta A/RES/64/298”, 9 shtator 2010. I qasshëm në: http://www.un.org/en/ga/ search/vieë_doc.asp?symbol=A/RES/64/298
2] Shaban Murati: https://gazetadita.al/pse-perendimi-nuk-i-ve-shpaten-e-damokleut-presidentit-serb-nje-gabim-i-kfor-it-ne-kosove/?fbclid=IwAR3zomGfUvt_6vJNp3_gfOYA8te-IyH_nCa07RvlPTdMADH0RRQs3EQJTL4
3] https://www.zeit.de/news/2021-12/16/eu-warnt-russland-vor-einmarsch-in-ukraine
Rruga Press