Tre orë marshim/ Studentët e UBT: Në orën 17:00 bashkohemi te protesta para kryeministrisë
Një marshim-protestë gati tre orë ai i studentëve të Universitetit Bujqësorit të Tiranës, që përfundoi në “Sheshin Skënderbej”.
Protesta e studentëve nisi fillimisht para fakultetit të tyre rreth orës 10:30, për të vijuar më pas përgjatë rrugës kryesore në Kamëz – deri në qendër të kryeqytetit.
Protesta pati disa ndalesa, si te një nga nënkalimet e Unzës te ish sheshi Shqiponja, apo te Ministria e Arsimit. Gjatë protestës së tyre, studentët bënë thirrje për ulje të çmimeve.
Marshimi i studentëve u shoqërua nga efektivë të policisë, të cilët në disa momente penguan studentët të zhvendoseshin nga trotuari në rrugë, duke krijuar edhe tensione.
Marshimi i tyre përfundoi në “Sheshin Skënderbej”, nga ku ata u shprehën se do ti bashkohen protestës së planifikuar në orën 17:00 para kryeministrisë.
Rruga Press