Lajme

Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e portit të Shëngjinit ngrihen në protestë

Pagat e pahedhura në llogarinë e tyre prej mëse tre muajsh kanë bërë që punonjësit e portit të Shëngjinit, të dalin sërish në një protestë.

Ata kanë ripërsëritur për mediat njëjtë si dy muaj më parë, shqetësimin se ndërmarrja e portit të Shëngjinit, që është me vetëfinancim po falimenton dhe pagat e tyre nuk po u jepen në datën e caktuar.

Lexo më shumë  Ndotja e ajrit në në Shqipëri/ Probleme në aparatin respirator dhe rritje e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare

“Pagën nuk na e japin në datën e caktuar, në datën 1, por shkon deri më 23. Nuk po marrim rrogën, shpërblime jo e jo. Nuk e kuptoj përse kërkojnë punëtorë. Që kur ka ardhur ky drejtor vonohen pagat. Na kanë shkatërruar”, ka thënë një nga protestuesit.

Gjithashtu punonjësit kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën nacionale në rast se nuk marrin asnjë zgjidhje.

Lexo më shumë  Gërvalla takon gazetarët ukrainas në Kosovë: Mbrojtja e fjalës së lirë është mbrojtje e vetë lirisë

Ata i kërkojnë drejtuesve të portit të shpallin falimentin në bazë të ligjit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *