Bota

Tre kryediplomatë evropianë vizitojnë Kievin

Ministrat e Jashtëm të Republikës Çeke, Austrisë dhe Sllovakisë, kanë realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, shtet që tash e pesë muaj po përballet me pushtimin rus.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Liptavsky, publikoi një video të shkurtër të arritjes së tij në kryeqytetin ukrainas më 20 korrik, dhe tha se ai do të takohet me liderët ukrainas gjatë ditës.

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

“Tronditëse të shohësh se çfarë i ka bërë lufta brutale e agresionit të Rusisë këtij shteti të bukur dhe popullit të tij. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën”, shtoi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, përmes një postimi të ndarë në Twitter.

Televizioni austriak, PULS 24, raportoi se edhe ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok, i është bashkuar kësaj vizite të përbashkët në Kiev.

Lexo më shumë  Dyshimet/ Epstein punonte për KGB dhe Mossad: VIP-at futeshin në kurth me vajza ruse

Tre ministrat evropianë nuk kanë publikuar detaje të itinerarit të vizitës, edhe pse shumë diplomatë dhe liderë nga e mbarë bota kanë vizituar Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në fund të shkurtit. Vizitat e diplomatëve dhe liderëve kanë pasur për qëllim të shprehin mbështetjen për Ukrainën, por edhe për të parë nga afër dëmin e shkaktuar nga lufta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *