Tre gra mbyllen në një dyqan në Vlorë, kërcënojnë me vetëvrasje
Tre gra janë mbyllur në një dyqan në Vlorë dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen.
Ngjarja po ndodh në lagjen Centrale të qytetit bregdetar. Mësohet se gartë në fjalë janë në konlikt pronësie me pronarin e pallatit ku banojnë dhe kërcënojnë me vetëvrasje.
Ato janë mbyllur me çelës brenda dyqanit dhe janë shprehur se nuk do të dalin që aty pa mbërritjen e efektivëve të policisë që mund tu sqarojë konfliktin e pronësisë që kanë. Policia e Vlorës është nisur drejt lagjes Centrale dhe në momentet në vazhdim priten negociata me tre gratë.