Tre ditë para zgjedhjeve, sondazhet parashikojnë humbjen e Erdogan; Kilicdaroglu në avantazh
Një sondazh i zhvilluar nga Instituti Konda, tregoi se presidenti turk Tajip Erdogan ka mbetur pas rivalit të tij në zgjedhje Kemal Kilicdaroglu, me më shumë se pesë pikë përqindje. Të dielën Turqia mban zgjedhjet presidenciale dhe për herë të parë, Erdogan shihet në disavantazh.
Sipas sondazhit, Erdogan ka marrë 43.7 për qind të votave të anketuesve, ndërsa Kilicdaroglu 49.3 për qind. Nëse ecet me logjikën e sondazhit, me shumë mundësi dy kandidatët do të shkojnë në balotazh dhe në një përballje direkte më 28 maj.
Erdogan përballet me sfidën më të madhe të qeverisjes së tij në dy dekada. Janë disa sondazhe që nxjerrin favorit kandidatin e opozitës.
Sondazhi, i kryer në 6-7 maj, tregon se mbështetjen për dy kandidatët e tjerë është 4.8 për qind për Sinan Ogan dhe 2.2 për qind për Muharrem Ince. Konda tha se shumica e votuesve ishin të prirur drejt votimit për Kilicdaroglu.
Rruga Press