BallinaLajme

Trashëgimia kulturore, arbëreshët duan ta ruajnë në UNESCO

Komuniteti i Arbëreshëve të Italisë kërkon njohjen e trashëgimisë kulturore arbëreshe si pasuri jo materiale e njerëzimit.

Katedra e Albanologjisë në Universitetin e Calabrias dhe ajo në Universitetin e Palermos nën koordinimin e Fondacionit universitar “Prof Papas Francesco Solano” të Calabrias kanë dorëzuar në Komitetin Italian të Helsinkit kandidaturën që ritet arbëreshe të stinës së pranverës të quajtura ndryshe “Moti i Madh” të njihen në listën e pasurive kulturore jo materiale të njerëzimit.

Këto rite përmbledhin gjuhën dhe letërsinë e pasur gojore të arbëreshëve, traditën e “Valles” në festën e Pashkëve, ritet e vdekjes në traditën fetare orientale, traditat ceremoniale të riteve të dasmës, këngë arbëreshe laike e fetare, produkte karakteristike të zejtarisë arbëreshe, kostumet e pasura tipike të veshjes së grave, prodhime të artit të endjes, arti i kuzhinës me gatime rituale e tradicionale, si dhe shprehje të kulturës e riteve tipike arbëreshe.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Njohja si pasuri e UNESKO-s e kulturës arbëreshe “Moti i Madh” synon vlerësimin e konfirmimin e vlerave shkencore që tiparet arbëreshe kanë luajtur në krijimin e bazës së kulturës së përbashkët antike të Europës.

Kandidatura është shoqëruar nga rreth 40 studime tekniko-shkencore të grupeve të punës që inkurajuan procesin procedurial me kërkimet në terren për idenfikimin, zbulimin e përshkrimin e një sërë ritesh e traditash të komunitetit të arbëreshëve të Italisë, gjatë stinës së pranverës.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Materiali i plotë i prezantimit të kësaj kandidature u përgatit nga specialistë e studiues italianë e shqiptarë të Albanologjisë, Antropologjisë, Etnomuzikologjisë, Historisë së Kulturave e juristë të fushës në Universitetet e Milanos, Venezias, Salento, Palermo e Calabria.

Ky lajm ëshë bërë i ditur nga Komiteti drejtues e Presidenti i Fondacionit të Unical “Prof Papas Francesco Solano” professor Francesco Altimari.oranews/

Rruga Press

YouTube player