Bota

Traktati “New START”, çfarë parashikon pakti bërthamor dhe rëndësia e tij

Traktati “New Start” është pakti i vetëm në botë për kontrollin mbi armët mes dy fuqive të mëdha bërthamore.

Për herë të parë është firmosur në vitin 2010 mes presidentit amerikan të atëhershëm, Barack Obama, dhe homologut rus, Dmitry Medvedev, gjatë një ceremonie në Pragë, për të zëvendësuar traktatin e vjetër të quajtur “Start” të vitit 1991.

Në zbatim ka hyrë në vitin 2011 dhe afati është zgjatur çdo pesë vite nga Uashingtoni dhe Moska deri në vitin 2026. Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përkushtohen që të mos posedojnë më shumë se 1550 testata bërthamore dhe një maksimum prej 700 raketash me rreze të gjatë dhe bombarduesish.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit të zonave ku mbahen armët nukleare strategjike për të siguruar që nuk janë tejkaluar limitet e traktatit. Megjithatë këto kontrolle u ndaluan për herë të parë në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë koronavirus, dhe aktualisht Rusia nuk lejon inspektorët amerikanë në bazat e saj me arsyetimin se besimi ndaj Uashingtonit ka rënë në nivele të ulëta për shkak të qasjes për luftën në Ukrainë.

 Takimi i fundit mes dy ekipeve të superfuqive globale për rikthimin e inspektimeve u zhvillua nëntorin e kaluar në Egjipt, por pa asnjë rezultat. Së bashku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara posedojnë rreth 90 për qind të testatave nukleare të të gjithë botës, dhe të dyja shtetet kanë theksuar vazhdimisht nevojën për shmangien e një lufte bërthamore me çdo kusht.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Por Vladimir Putin, që zyrtarizoi tërheqjen nga traktati, ka kërcënuar shpesh perëndimin se mund të përdorë edhe armët e shkatërrimit në masë për të mbrojtur integritetin territorial rus.

Gjatë administratës së tij katër vjeçare, presidenti amerikan Donald Trump tentoi të rinegocionte traktatin “New START” me pretendimin se ishte me shumë të meta, pasi nuk qartësonte sa armë bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme mund të posedojnë palët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *