Sport

Trajneri i Southampton, Hasenhutt: Broja ka diçka të veçantë, na tregoi se mund të luajë 90 minuta

Goli i Armando Brojës ndaj Leeds i mjaftoi Southampton që të merrte fitoren e parë në këtë sezon në Ligën Premier.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhutt, ka vendosur që të luajë sot me sulmuesin shqiptar nga minuta e parë dhe kjo iu shpërblye.

“Kjo fitore ishte shumë e merituar, ishim më të rrezikshëm se ndaj Chelseat”.

“Broja? Kur luajti nga minuta e parë me Sheffield, nuk isha aq i impresionuar nga ai. Paraqitja e sotme ishte shumë e mirë, shumë herë më mirë sesa me Sheffield”.

Lexo më shumë  E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi lojtari i muajit në La Liga

“Goli do t’i japi besim Brojës dhe me të vërtetë ky djalosh ka diçka të veçantë”.

“Është kërcënim te zona rivale dhe ka shpejtësinë e duhur për të arritur te një mbrojtës dhe që të godas portën”.

“Adams ishte i dëmtuar, na duhej një sulmues i madh. Armando shënoi me Shqipërinë dhe mendova se do të ishte momenti i duhur për të që të na tregonte se mund të luajë për 90 minuta”, ka thënë trajneri.

Shqiptari i Southamptonit shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier, që doli të ishte fitores ndaj Leeds United.

Lexo më shumë  E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi lojtari i muajit në La Liga

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *