Trajkoviq: Vuçiqi qe një dekadë i quan heronj e patriotë të dyshuarit për krime
Politikanja serbe Rada Trajkoviq, njëherit këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për promovim të mosndëshkimit të të dyshuarve për krime të rënda në Serbi.
Trajkoviq këtë reagim e ka bërë pas publikimit të një rrëfimi për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me botën e krimit nga “New York Times”.
“Prej 10 vjetësh, nga postet më të larta në vend, promovoni mosndëshkimin e krimit dhe i quani të dyshuarit për krimet më të rënda patriotë dhe heronj dhe i mirëprisni në Kuvend”, ka shkruat Trajkoviq, në Twitter.
Sipas saj Serbia është “në gjendje të jashtëzakonshme” dhe se Vuçiqi nëpërkëmb çdo person të lirë në Serbi.
Rruga Press