KryesoreLajme

Trajkoviq: Radoiçiqi po vazhdon me agresivitetin e tij ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Rashiqin

Një karrige të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ia mori Nenad Rashiq.

Por, deri tek ky rezultat ministri për Komunitete dhe Kthim, thotë se është ballafaquar më kërcënime nga ish nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radojiqiç.

Shqetësimet që mori Rashiqi, i adresoi shefi i tij në qeveri, Albin Kurti.

I pari i ekzekutivit, Kurti tha se Rashiq, është kërcënuar nga kryeterroristi Radoiçiq dhe nga njerëz të afërt të tij, me të vetmin qëllim, për t’ia dëmtuar reputacionin tek votuesit serbë.

Akuza të rënda në drejtim të Serbisë pati edhe ministri Rashiq.

Ai akuzoi qeverinë e Vuçiqit për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale.

Duke i komentuar këto zhvillime, Rada Trajkoviq, thotë se Milan Radoiçiq po e vazhdon agresivitetin ndaj serbëve ne Kosovë.

Lexo më shumë  Pak freskim të memories!

Sipas saj, Radoiçiq paraqet rrezik për çdo qytetarë të përgjegjshëm.

“Fatkeqësisht, Radoiçiq duket se është një person i mbrojtur i dyshuar për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, ai pranoi përgjegjësinë për Banjskën dhe jeton dhe bën biznes lirisht në Serbi. Ai madje ka guximin të vazhdojë agresivitetin e tij ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Rashiqin, i cili ka të drejtë të promovojë programin e tij dhe i cili nuk kërcënon askënd. Radoiçiq është kërcënim për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm”, thotë për Tëvë1 politikania serbe.

Kurse, Ognjen Gogiq, thotë se Rashiq nuk ka ofruar dëshmi për kërcënimet që pretendon se i ka pranuar nga Milan Radoiçiq, megjithëse tregon se Rashiq ka qenë cak i sulmeve nga kundërshtarët politik si dhe mediet në Serbi.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave

“Deri më tani z.Rashiq nuk ka prezantuar asnjë provë ku tregon se ai është kërcënuar nga Milan Radoiçiq. Megjithatë ai për një kohë të gjatë ka qenë cak i medieve serbe dhe i zyrtarëve shtetëror serbë të cilët e kanë ofenduar rëndë duke e quajtur edhe tradhtarë. Ai sulmohet edhe për faktin se ka potencial për të qenë kundërshtar i Listës Serbe, siç edhe mund ta shihni ai siguroi një mandat në Kuvendin e Kosovës”, thotë ajo.

Televizioni ka pyetur ministrin Rashiq lidhur me pretendimet e kryeministrit Kurti si ai ka pranuar kërcënime nga Radoiçiq dhe persona të afërt të tij, mirëpo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

YouTube player