Lajme

Tragjedia në Tetovë, qytetarët marsh në përkujtim të viktimave të zjarrit

Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, që besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Po ashtu, 12 persona janë plagosur.

Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut më 11 shtator mijëra qytetarë po marshojnë, për të kujtuar 14 viktimat e incidentit në spitalin modular të këtij qyteti.

Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, që besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Po ashtu, 12 persona janë plagosur.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Marshi përkujtues është organizuar nga grupi i tifozëve “Ballistët”. Qytetarët mbollën 14 drunj për të përkujtuar 14 viktimat e zjarrit. Marshi nisi nga sheshi “Iliria” dhe do të vazhdojë deri te vendi ku ndodhej spitali.

Lidhur me ngjarjen që ndodhi më 8 shtator, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Si mjek dhe ministër kam integritetin tim, për këtë sot për arsye morale, kam dorëzuar me shkrim dorëheqjen time deri të kryeministri Zoran Zaev”, ka deklaruar në një konferencë për media, ministri Filipçe më 10 shtator.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Po atë ditë dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe shefi ekonomik i Spitalit, Artan Etemi. Qeveria maqedonase ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-atlantike (NATO) për hetimin e zjarrit. REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *