TRAGJEDIA në Tetovë, mesazhi i BE: Ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave
Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë. Me në të një postimi të bërë në ‘Twitter’, zëdhënësja e BE-së, Pisonero shpreh ngushëllimet për jetët e humbura.
“BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga Kovid-19. Të lënduarve iu dëshirojmë shërim të shpejt”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.
Ambasadori i BE -së në Maqedoninë e Veriut, David Gere gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij.
“Ndajm dhimbjen me njerëzit e Tetovës këtë mëngjes pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe miqtë e të vdekurve, dërkaq shpresojmë për shërim të shpejtë të plagosurve”, shkroi Gere në Twitter.
Rruga Press