Lajme

Tragjedia në Himarë, ministrja Kumbaro: Një i papërgjegjshëm i mori jetën 7-vjeçares

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, ka komentuar ngjarjen tragjike të Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Kumbaro u shpreh se një person i papërgjegjshëm i mori jetën 7-vjeçares dhe duhet të marrë ndëshkimin maksimal, duke mos e konsideruar edhe ministrinë dhe veten si ministre si pjesë qendrore të problemit dhe fajit.

Lexo më shumë  Paratë e Milan Radojiçiqit pothuajse kushtojnë jetën e studentëve serbë

“Kemi të bëjmë me një ngjarje ku një person krejt i papërgjegjshëm ka thyer çdo ligj dhe rregull duke tejkaluar kordonin e sigurisë dhe bërë manovra të rrezikshme, i cili meriton ndëshkim maksimal”, theksoi ajo.

Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi janë vënë në qëndër të kritikave në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe në dy protestat për 7-vjeçaren, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tyre.

Më 2 gusht, shtetasi Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Tasen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *