Lajme

Tragjedia në Bullgari, Spasovski: Nuk ka pasur bidonë me benzine, spekulime

Ministri i Punëve të Brendshme për BTV-në bullgare është shprehur se spekulimet që po qarkullojnë për bidonë me benzine dhe për fishekzjarrë vetëm sa e dëmtojnë hetimin dhe nuk e ndihmojnë.

Ai tha se sipas informacioneve që ka në dispozicion nuk bëhet fjalë për bidonë benzine ndërsa shtoi se beson tek organet hetuese bullgare.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Hetimi do t’i vërtetojë të gjitha faktet, ndërsa të dhënat më të rëndësishme do të vijnë nga organet bullgare. Ne duhet ta vërtetojmë arsyen për aksidentit nëse kjo ka ndodhur nga faktori njeri ose është ndonjë lëshim teknik i automjetit”, tha Oliver Spasovski.

Ai shtoi se Drejtoria Doganore dje ka ndërmarrë veprime për zbardhjen e procedurave dhe dy doganierë janë pushuar nga puna.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Nevojitet hetim me detaje dhe përgjegjësi penale për secilin”, tha Spasovski.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *